Ka ndodhur

Sherr me thika në Durrës, plagoset në këmbë 15-vjeçari

Gazeta Si - Një sherr mes dy adoleshentëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Durrës.

Sipas policisë, rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës, A.Ç., 15 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me thikë një bashkëmoshatar të tij.

I plagosuri ka marrë një plagë në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë