Ka ndodhur

Sherr me thika mes adoleshentëve në Elbasan, arrestohet një 17-vjeçar

Gazeta Si- Një sherr me thika mes adoleshentëve është regjistruar sot në Elbasan. Për pasojë një 17-vjeçar është arrestuar dhe dy të mitur janë proceduar në gjendje të lirë.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të këtij konflikti dhe arrestimi i një 17-vjeçari të përfshirë në të. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur 14 dhe 16 vjeç, po ashtu të implikuar në konflikt.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 17-vjeçari i arrestuar ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) 16-vjeçarin dhe ka dhunuar fizikisht 14-vjeçarin, ndërsa këta të fundit e kanë goditur atë, me send të fortë (shkop prej druri).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë