Ka ndodhur

Sherr edhe tek ‘Komuna e Parisit’, plagoset me thikë 40-vjeçari

Gazeta Si - Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë gjatë një konflikti gjatë natës në Komunën e Parisit në Tiranë.

I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të përfshirë në sherr.

Sipas burimeve, Kevin Kolgega është arrestuar lidhur me ngjarjen, ku mbeti i plagosur 40-vjeçari Marin Kokobobo.

Ndërkohë sipas informacioneve, në kërkim është shpallur autori i kësaj ngjarje 19-vjeçari, Arlind Gjoni.

Mendohet se shkak konflikti ka nisur për motive banale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë