Shendet

Shenjat që tregojnë se keni probleme me mëlçinë

Mëlçia është një organ super i rëndësishëm dhe përgjegjës për shumë funksione në trupin tonë. Aktualisht, rreth 5.5 milionë amerikanë vuajnë nga sëmundje kronike të mëlçisë ose cerroza. Pra, është e rëndësishme të dini shenjat që tregojnë nëse ka diçka serioze me këtë organ.

Keni lëkurë dhe sy të zverdhur
Këto janë simptomat që paralajmërojnë probleme me mëlçinë. Kjo gjendje njihet si verdhëz, e cila shkakton pigmentim të verdhë të lëkurës dhe të bardhës së syve. Ngjyra e verdhë shfaqet për shkak të bilirubinës së tepërt që ka një pigment të verdhë-portokalli. Kur mëlçia është e shëndetshmë, ajo lehtësisht eliminon bilirubinën.

Ndiheni vazhdimisht të lodhur
Nuk është thjesht lodhje fizike, por diçka më shumë. Lodhja karakterizohet nga një mungesë e energjisë mendore dhe fizike. Ju nuk keni motivim për të bërë asgjë. Ndonjëherë ju mund ta ndjeni atë vetëm në mëngjes. Herë të tjera ju mund ta ndjeni gjatë tërë ditës.

Mund të keni enjtje të barkut
Enjtja e barkut mund të jetë një nga simptomat më të pakëndshme që shkakton dhimbje. Kjo ndodh kur lëngu ruhet në bark. Në disa raste, barku juaj mund të fryhet kështu që duket sikur jeni shtatzënë. Si pasojë e akumulimit të lëngjeve, gjithashtu edhe këmbët tuaja mund të jenë më të fryra.

Keni mungesë oreksi dhe humbje peshe
Shpeshherë problemet me mëlçinë ju çojnë në humbje oreksi dhe peshe. Kushte të tilla gjithashtu mund të lidhen me enjtjen e barkut. Kur je shumë i fryrë, nuk ke oreks. E keni shumë të vështirë të hani, sepse sa herë që hani ndjeni dhimbje.

Shfaqen papritur plagë në trupin tuaj
Nëse keni probleme me mëlçinë prodhimi i proteinave ngadalësohet duke shkaktuar koagulim të keq të gjakut. Kjo është arsyeja pse njerëzit me mëlçi të dëmtuar kanë gjakderdhje ose plagë të lehta në trup.

Urina juaj mund të ketë me ngjyrë të errët
Nëse keni probleme me mëlçinë ngjyra e urinës suaj do të duket më e errët se zakonisht. Kjo ndodh përsëri për shkak të bilirubinës së tepërt në mëlçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë