Lajme

Shengeni Ballkanik, Rama mbërrin në Serbi së bashku me Zaev

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Novi Sad të Serbisë, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin serb Alexandar Vucic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në përfundim të takimit dyditor, pritet që të tre liderët të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik.

Kryeministri Rama duke u akomoduar te qendra ku do te mbahet takimi ne Novi Sad


Mediat serbe shkruajnë se ideja e krijimit të një shengeni të vogël është e presidencës serbe. Në Novi Sad ka mbërritur edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Gjitashtu ëshhtë parashikuar edhe nënshkrimi i një marrëveshjeve për shkëmbimimn e mallrave me tre shteteve.

Zoran Zaev duke mberritur ne Novi Sad

Më vonë kryeministri postoi foto dhe video nga darka e shtruar nga presidenti  Vuçic, ku në tryezë veç kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Zoran Zaev ka qenë edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç.

Më vonë kryeministri postoi foto dhe video nga darka e shtruar nga presidenti  Vuçic, ku në tryezë veç kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Zoran Zaev ka qenë edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç. Në këtë tavolinë gjenden dy karrige bosh si për të kujtuar se aty mund të ulen edhe shtetet e tjera të Ballkanit si Kosova apo dhe Mali i Zi apo Bosnje-Hercegovinen. Ajo që vihet re është se vetëm Rama ka qenë i veshur me kollare, zyrtarët e tjerë kanë qenë të veshur në mënyre informale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë