Mijëra monedha digjitale do të shemben pas Luna-s, edhe numrat e blockchain-eve do të bien.
Ka më shumë se 19 mijë kriptomonedha në qarkullim dhe dhjetëra blockchain-e.
Rënia e fundit e të ashtuquajturës kriptomonedhë algoritmike, Terra dhe Luna, që tronditën tregun, vazhdojnë ende të hijezojnë mijëra kriptomonedha të tjera dhe nëse ato do të mbijetojnë.
“Një nga gjërat që ne kemi vënë re pas Luna-s, është se ka shumë kripto dhe shumë rrjete. Kjo i ngatërron përdoruesit. I sjell edhe rrezik atyre”,-tha Bertrand Perez, CEO i fondacionit të Web3.
“Njësoj si në fillim të internetit. Kishim shumë “.com” dhe shumica ishin mashtrime.”
Kreu i platformës Ripple, Brad Garlinghouse, tha se nuk na duhen 19 mijë kriptomonedha, kur kemi vetëm 180 lloje parash tradicionale.
Industria e kriptove shpreson se kjo goditje do të pastrojë të gjithë “antagonistët”
Drejtuesi i Guggenheim Investment, Scott Minerd shtoi pesimizmin javën e shkuar kur tha se të gjtihat kriptovalutat janë “mbeturina” dhe vetëm Bitcoin e Etherum do të mbijetojnë,
Komentet nga industria vijnë pasi tregu i kriptomonedhave vazhdon të ndjejë presion. Bitcoin ka rënë më shumë se 50% nga rekordi i tij më i lartë që arriti në nëntor.
Shumë platforma të ndryshme blockchain nga Ethereum në Solana po konkurrojnë për një pozicion udhëheqës në industri. Por Brett Harrison, CEO i shkëmbimit të kriptomonedhave FTX U.S., tha se qindra e qindra që ekzistojnë aktualisht nuk do të mbijetojnë.
“Kur mendoni për blockchains … ndoshta nuk do të ketë qindra blockchain të ndryshëm në 10 vjet, mendoj se do të ketë disa fitues të qartë për arsye të ndryshme,”- tha Harrison.
“Dhe ne do të shohim se vetë tregu do ta rregullojë me kalimin e kohës,”- shtoi ai./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.