Sot ka nisur aksioni i shembjes së ndërtesës me fasadën prej xhami pranë stadiumit kombëtar.
Kjo ndërtesë prej xhami ishte ndërtuar në pjesën hyrëse të stadiumit “Arena Kombëtare”.
Punimet për stadiumit janë drejt përfundimit dhe kjo ndërtesë katërkatëshe ku kishte kafene, sallon bukurie dhe fast-food duket se do i pengojë tifozët. Në këtë hapësirë është planifikuar të jetë parkim, që do t'u shërbejë të gjithë tifozëve që do të zgjedhin të shohin ndeshjet nga “Arena Kombëtare”.
Për shembjen e kësaj ndërtese ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Veliaj e ka quajtur këtë çibanin e fundit dhe shkruan se në këtë mënyrë rrëzohet edhe “ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes për ta hapur plotësisht Sheshin Italia për Arenën Kombëtare”.
“Çibani i fundit! Ikën ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes për ta hapur plotësisht Sheshin “Italia” për Arenën Kombëtare. Shpronësim për ata me leje, prishje për të fortët që shtuan katet pa leje në kohë të Lulit e Kunatit famëkeq”, shkruan Veliaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.