Ngjarje

Shembet kanali i hidrocentralit në Gramsh, humbin jetën 2 punëtorë

Gazeta Si – Dy punëtorë kanë humbur jetën pasditen e kësaj të shtune në zonën e Holtës në Gramsh pas rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë punimeve në kantierin e ndërtimit të një hidrocentrali.

Sipas policisë, viktimat janë Abas Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç, të cilët humbën jetën si pasojë e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur pranë një kanali që furnizon me ujë hidrocentralin në ndërtim, ndërsa autoritetet policore dhe grupet mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të dokumentuar ligjërisht këtë tragjedi. Ky incident vjen vetëm disa ditë pas një tjetër aksidenti fatal në Klos, ku një 29-vjeçar humbi jetën nga shembja e një masivi kromi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë