Media Galeri

Uragani ‘Henri’ ndërpret mega-koncertin në Nju Jork

Mega-koncerti i organizuar në Central Park, u ndërpre për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit mbi Nju Jork, i lidhur me ardhjen e uraganit “Henri” në bregdetin verilindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhjetëra mijëra njerëzve që morën pjesë në ngjarje, iu kërkua të largoheshin menjëherë nga parku, duke arritur daljen më të afërt.

Pak para fillimit të “We Love NYC: The Homecoming Concert”, kryebashkiaku Bill de Blasio kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por në të njëjtën kohë ai dha leje për këtë ngjarje.

Stuhia tropikale “Henri” u forcua gjatë së shtunës, duke u shndërruar në një uragan të Kategorisë 1. Por nuk është vetëm uragani që i frikëson Shtetet e Bashkuara. Në shtetin e Tenesit, përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fortë dhe erërat kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe kanë shkaktuar të paktën dhjetë vdekje dhe 40 të humbur.

Zona më e goditur në më pak se njëqind kilometra, është në perëndim të Nashville. Autoritetet kanë nisur një operacion masiv për t’I ardhur në ndihmë  populates.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë