Lajme

SHBA: Zgjedhje të qeta më 30 qershor, të refuzohet dhuna

Ambasada e SHBA në Tiranë jo vetëm që pret që në 30 qershor të zhvillohen zgjedhjet, por u bënë thirrje udhëheqësve politike, zyrtaërve dhe agjencive të tjera ligjzbatuese që të marrin që të gjitha masat që zgjedhjet të jenë të qeta dhe transparente.

“Ne nxisim udhëheqësit politikë të refuzojnë çdo dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor, apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar. Dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik. Ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Tiranë.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10156471993735838

Ambasada kujton se SHBA do të përfaqësohet me ekipe vëzhguesish në terren, si në qëndrat e votimit, ashtu dhe në qendrat e numërimit. Përfaqësia diplomatike amerikane në Tiranë thotë se menjëherë pas zgjedhjeve, udhëheqësit politikë duhet t’i rikthehën vëmendjes tek forcimi i institucioneve të pavarura dhe zbatimi i ligjit.

“Ne do të mbështetemi në raportin e OSBE/ODIHR-it për të vlerësuar rregullsinë e votimit. Ne nxisim udhëheqësit politikë që, pas zgjedhjeve të së dielës, të rikthejnë vëmendjen e tyre në forcimin e institucioneve demokratike shqiptare dhe zbatimin e ligjit, përfshirë edhe ecjen përpara me ngritjen e një Gjykate Kushtetuese të drejtuar nga gjykatës të cilët e kanë kaluar vetingun. Miratimi i reformave zgjedhore dhe zbatimi i reformës në drejtësi janë thelbësore për aspiratat europiane të Shqipërisë dhe për ngritjen e demokracisë së fortë që i shërben të gjithë shqiptarëve”, vijon deklarata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë