Ngjarje

SHBA, thirrje amerikanëve për Covid 19: Shqipëria në nivelin 3 të riskut, rikonsideroni udhëtimin

Në një mesazh për qytetarët amerikanë, Departamenti Amerikan i Shtetit, paralajmëron se të gjithë ata shtetas që do të udhëtojnë drejt Shqipërisë, duhet të bëjnë kujdes për shkak të shtimit të rasteve të shumta të personave të infektuar me Covid-19.

Në mesazhin zyrtar, DASH thekson se Shqipëria është në nivelin 3 të riskut ndaj koronavirusit.

“Rishqyrtoni udhëtimet në Shqipëri për shkak të COVID-19: para se të planifikoni një udhëtim drejt Shqipërisë bëni kujdes, pasi rritet rreziku për të rënë në kontakt me persona të infektuar me Covid-19. Rreziku juaj për tu infektuar me koronavirus është më i vogël nëse jeni të vaksinuar plotësisht me një nga vaksinat e autorizuara nga FDA”, - thuhet në njoftimin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas referimit nga CDC.

Nga katër kategori për riskun e udhëtimeve, DASH njofton se Shqipëria ndodhet aktualisht në nivelin numër tre “Reconsider travel”, që do të thotë, një hap larg vijës së kuqe.

Ndërsa “Do not travel”, (mos udhëtoni), konsiderohet niveli katër i riskut për Covid 19.

Ndërkohë, dy nivelet e para të riksut për pandeminë, janë: “exercise normal precautions” (merrni masa paraprake normale) dhe “exercise increased caution” (ushtroni kujdes të shtuar).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë