Gazeta Si – Momente terrori në një nga zonat më të populluara të jetës së natës në Birmingham, Alabama të SHBA-ve.
Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në disa të shtëna masive me armë zjarri të shtunën në mbrëmje.
Pak pas orës 23:00 me orën lokale, “disa sulmues qëlluan të shtëna të shumta drejt një grupi njerëzish” në zonën Five Points South, tha oficeri i policies, Truman Fitzgerald, i cituar nga CNN.
Efektivët, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje, kanë gjetur të pajetë dy burra dhe një grua si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri. Viktima e katërt ka ndërruar jetë në spital.
Për momentin, asnjë i dyshuar nuk është arrestuar. Viktimat ishin të gjitha jashtë, në trotuar apo në rrugë.
Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse sulmuesit janë afruar në këmbë apo kanë qëlluar nga një automjet. Disa njerëz të plagosur u shpëtuan në zonën e masakrës, tha Fitzgerald.
Spitali Universitar i Alabamas në Birmingham po trajton 11 persona të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Policia ka theksuar se këto të shtëna massive, “kanë të bëjnë më shumë me kulturën sesa me krimin”, duke u ankuar për përdorimin në rritje të armëve të zjarrit për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Incidenti i shtohet numrit tashmë tragjik të të paktën 403 të shtënave masive në Shtetet e Bashkuara në vitin 2024, sipas Arkivit të Dhunës me Armë, i cili i përcakton “të shtënat masive” si një ngjarje, në të cilën të paktën katër persona qëllohen, duke mos përfshirë qitësin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




