Politike

SHBA shpall “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij

Sali Berisha dhe rrethi i tij i ngushtë familjar u shpallën non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi është publikuar nga vetë Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken përmes një postimi në Twitter, ndërsa në deklaratën e plotë në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit jepen më shumë detaje.

“Sali Berisha, ish-President, ish-Kryeministër dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë për përfshirjen e tij në afera madhore korruptive. Në detyrën si Kryeministër në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në akte korruptive, si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimi i pushtetit për përfitime e pasurimi vetjak, të familjarëve dhe të aleatëve të tij në kurriz të publikut shqiptar dhe besimit të publikut te qeveria, institucionet dhe zyrtarët shtetërorë”.

Retorika e tij tregon se është i gatshëm që të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsioni dhe masave të llogaridhënies. Me këtë klasifikim, riafirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet demokratike shqiptare, proceset qeverisëse dhe vendimet e veprimet e zyrtarëve publikë”, thuhet në deklaratë.

Vendimi do të thotë se ndalimi zbatohet edhe ndaj bashkëshortes së tij, Liri Berisha, vajzës Argita Malltezi dhe djalit Shkëlzen Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë