Politike

SHBA përshendet dëbimin e iranianëve: Komplotuan sulme terroriste

Shqipëria ka dëbuar ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Gjithashtu mësohet se është dëbuar dhe shpallur “non grata” edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Pas këtij vendimi, Presidenti Donald Trump, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe Këshilltari John Bolton kanë përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin iranian në Tiranë si dhe një punonjës tjetër, pasi sipas Washingtonit, komplotuan sulme terroriste në Shqipëri.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku e përgëzon për vendimin e marrë ndaj Iranit, i cili sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, po planifikonte akte terroriste në tokën shqiptare dhe mbarë Europën.
Në letër thuhet se qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet e përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Europë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.


“Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik”, shkruan shefi i Shtëpisë së Bardhë.
“Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkura dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin”, thekson presidenti Trump.
Presidenti amerikan ka përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për ndalimin e komplotin e tij terrorist iranin në tokën shqiptare, duke thënë se Tirana zyrtare ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet e përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Teheranit zyrtar se kryerja e veprimeve terroriste në Europë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.

“Përgëzoj dëbimin nga kryeministrit Edi Rama të dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Shtetet evropiane kanë penguar tre komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjelljen destruktive”- shkruan Mike Pompeo, Sekretari amerikan i shtetit në Twitter.

Përmes një postimi në Twitter, Pompeo thotë se përgëzon vendimin e kryeministrit Edi Rama për dëbimin, ndërsa sipas tij bota duhet të qëndrojë e bashkuar ndaj sanksioneve të Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjellje.

Më herët, edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Bolton ka shprehur mbështetje për kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar në qëndresën kundër terrorizmit.

Në një postim në “Twitter”, Bolton shkruan se kryeministri Edi Rama ka dëbuar ambasadorin iranian duke sinjalizuar liderët iranianë se nuk do të tolerohet mbështetja për terrorizmin. Këshilltari i Trump shpreh fuqishëm mbështetjen dhe e quan të rrezikshme sjelljen e Iranit në Europë e botë.


“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne jemi me kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar teksa ngrihen kundër sjelljes së rrezikshme të Iranit në Europë dhe botë”, shkruan Bolton.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë