Politike

SHBA: Incineratorët të hetohen! Po ju vëzhgojmë

Ambasada e SHBA mirëpret zgjatjen e afateve të punës së komisionit hetimor parlamentar të ngritur për çështjen e incineratorëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Yuri Kim e përfshin këtë çështje mes prioriteve në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike.

“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit mbetet prioritete të SHBA në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e afateve të komisionit parlamentar për incineratorët. Nxisim autoritetet dhe institucionet përkatëse që të hetojnë dhe ndërmarrin hapat e nevojshme. Do ta vëzhgojmë këtë çështje nga afër”, shkroi Kim.

Reagimi i Ambasadores mbërrin pas kërkesës së depozituar nga PD në këtë Komision për respektimin e rregullores për afatet. Komisioni u votua me 117 vota pro me afat pune 3-mujor. Mbledhja e fundit e komisionit u zhvillua më 19 janar, ku socialistët llogaritën si afat të punës edhe periudhën trejavore të pushimeve, ndërsa PD pretendoi për të kundërtën.

PD dorëzoi ankesë në Komisionin e Rregullores, që këtë të premte ka pranuar se afati i këtij komisioni skadon më 25 shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë