Ngjarje

SHBA, Donald Trump rikthen sanksionet kundër Iranit

Donald Trump ka njoftuar rikthimin e të gjitha sanskioneve kundër Iranit, që i ishin hequr në vitin 2015 nga ish-presidenti Barack Obama pas marrëveshjes së vitit 2015 mbi çështjen nukleare mes Teheranit dhe 5+1.

“Po vijnë sanksionet”, - ka shkruar në “Twitter” presidenti, duke cituar serinë e njohur televizive “Games of Thrones”, që thotë në fakt “Winter is coming”.

Sanksionet do të hyjnë në fuqi të hënën dhe mbulojnë sektorët të tillë si transporti, sektori financiar dhe ai energjetik i Iranit. Ky është grupi i dytë i sanksioneve që administrata rivendos që kur Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja historike në muajin maj.

Me përjashtime të kufizuara, sanksionet do të penalizojnë ato vende të cilat nuk ndalojnë importimin e naftës iraniane dhe kompanitë e huaja që bëjnë biznes me njësi iraniane që ndodhen në listën e zezë, përfshirë bankën qendrore të Iranit, një numër institucionesh financiare private si dhe portin e kompanitë e transportit nën menaxhimin qeveritar.

Sekretari i shtetit Mike Pompeo tha se sanksionet “synojnë të ndryshojnë rrënjësisht sjelljen e Republikës Islamike të Iranit”. Ai publikoi një listë me 12 kërkesa që Irani duhet të plotësojë nëse dëshiron heqjen e sanksioneve. Ato përfshijnë dhënien fund të mbështetjes për terrorizmin, dhënien fund të angazhimit ushtarak në Siri si dhe ndalimin e plotë të prodhimit të raketave bërthamore dhe balistike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë