Gazeta Si – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi të hënën se SHBA do të dërgojë një paketë të re ndihme ushtarake në Ukrainë, me vlerë 725 milionë dollarë (rreth 690 milionë euro).
Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, ndihma e re përfshin raketa të llojit “Stinger”, municione anti-dronë, municione për raketa-hedhës me precizion “HIMARS”, si dhe municione të tjera artilerie.
Në javët e fundit, presidenti amerikan në largim, Joe Biden ishte zotuar të përdorë të gjitha fondet për ndihmën ushtarake për Ukrainën, e miratuar nga Kongresi këtë vit përpara përfundimit të administratës së tij më 20 janar.
Me inaugurimin e presidentit të ri, republikanit Donald Trump në 20 janar 2025, pritet një ndryshim i qartë në strategjinë e SHBA-ve në mbështetjen e Ukrainës.
Trump e ka bërë të qartë në mënyra të ndryshme se nuk ka ndërmend të vazhdojë të mbështesë mbrojtjen e Ukrainës me ndihma ushtarake, si paraardhësi i tij, Biden.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.