Bota

SHBA, 75 fitues të çmimit ‘Nobel’ kundër emërimit të Kennedy Jr. si Ministër i Shëndetësisë

Gazeta Si – Më shumë se 75 fitues të çmimit Nobel kanë nënshkruar një letër të hapur duke u kërkuar senatorëve amerikanë që të mos konfirmojnë nominimin e Robert F. Kennedy Jr., duke argumentuar se vedimi i presidentit të zgjedhur Donald Trump për t’i besuar drejtimin e  Departamentit të Shëndetësisë, është “e i dëmshëm për shëndetin publik”.

Letra, e marrë nga gazeta “The New York Times”, shënon herën e parë në kohët e fundit faktin që laureatët e Nobelit janë bashkuar kundër një kandidati qeveritar.

“Këto sulme politike ndaj shkencës janë shumë të dëmshme”, – tha Richard Roberts, fitues i çmimit prestigjioz të mjekësisë 1993, i cili ndihmoi në hartimin e letrës.

“Ne duhet të marrim një qëndrim dhe ta mbrojmë atë”, – shtoi ai. Nënshkruesit e letrës kanë vënë në pikëpyetje nëse Kennedy, për të cilin ata thonë se “nuk ka kredenciale” në mjekësi, shkencë apo administratë, është i përshtatshëm për të udhëhequr departamentin që mbron shëndetin publik dhe nga i cili varet financimi i kërkimit biomjekësor.

“Me Kenedin në krye të departamentit, shëndeti publik do të rrezikohet dhe lidershipi global i Amerikës në shkencat shëndetësore do të rrezikohet”, thuhet në letër.

Nëse konfirmohet, kundërshtimi i RFK-së ndaj mjeteve të vendosura të shëndetit publik, siç janë vaksinat dhe fluorizimi i ujit të pijshëm, do të përfaqësonte një rrezik për mirëqenien e vendit, vazhdon letra.

Laureatët e Nobel-it kritikuan gjithashtu promovimin e teorive konspirative nga Kennedy, të cilat lidhnin gabimisht vaksinat me autizmin, hodhën poshtë shkencën e vendosur që tregonte se HIV shkakton SIDA dhe sugjeruan, pa prova, se koronavirusi HIV ka synuar ose ka kursyer pa prekur disa grupe etnike.

Nënshkruesit vunë në dukje gjithashtu se i emëruari ka qenë një “kritik luftarak” i agjencive që do të binin nën kompetencën e tij, duke përfshirë Administratën e Ushqimit dhe Barnave, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë