Gazeta Si – Një 22-vjeçar, me iniciale E.Xh., i cili shantazhonte gra dhe vajza të ndryshme në rrjetet sociale brenda dhe jashtë vendit. është arrestuar në Tiranë.
Policia thotë se ai merrte fotografi dhe video të personave të ndryshëm në rrjetet sociale. Më pas i publikonte ato në profile false me shprehje fyese dhe denigruese. Për fshirjen e tyre, ai kërkonte shuma parash që shkonin deri në 1 mijë euro.
“Po nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, është autor i disa ngjarjeve të kësaj natyre kriminale, me të dëmtuar që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjatë hetimeve është dokumentuar edhe një ngjarje e vjetër nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.