Ka ndodhur

Shantazh 3 mijë euro për të mos i publikuar lidhjen intime, 3 të arrestuar në Elbasan

Gazeta Si - Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi shantazhonin shtetasin E.K., se do t’i publikonin lidhjen intime në Instagram.

H.P., S.H. dhe Xh.Gj, dhe shtetasja A.H., e cila po ndiqet në gjendje të lirë, i kanë marrë 3000 euro shtetasit E.K., ndërsa akuzohen për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Pas denoncimit në polici, nga ana e organit të prokurorisë është dhënë autorizim për kryerjen e veprimit simulues të dorëzimit të parave.

Në datë 11.10.2022 rreth orës 10:45 pranë “Rita Park” është realizuar takimi midis viktimës E. K., dhe H.P, ku viktima i ka dorëzuar 3000 Euro shtetasit H.P. Ky person ka ardhur me mjetin e tij Taxi me targa EL 6…A. Ky veprim është dokumentuar edhe me raportet e shërbimit nga Seksioni Operacional i DVP Elbasan.

“Nga ana e prokurorit të çështjes është vendosur në përgjim numri telefonik si dhe numrat e tjerë të cilat rezultuan në dinamikë.

Pas dorëzimit taksi është nisur për në Tiranë, e ndjekur nga forcat e policisë, dhe pasi ka pikasur policinë ka ndërruar rrugë. Më pas është bërë nga policia gjyqësore arrestimi i shtetasve H.P., S.H. dhe Xh.Gj, dhe në gjendje të lirë është ndjekur shtetasja nën hetim A.H.” thuhet në njoftimin e prokurorisë së përgjithshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë