Arsim

Shansi i fundit për në universitet, rihapet raundi III për vetëm 24 orë

Nga Gazeta Si - Të gjithë të rinjtë e të rejat që nuk kanë aplikuar për në universitet përmes formularëve A1 dhe A1Z dhe që kanë përfunduar studimet para vitit 2024, në datën 4 tetor rihapet raundi i aplikimit për formularin A1Z.

Ky raund do të jetë disponibël 24 orë për të gjithë ata që duan të vazhdojnë studimet e larta në universitetet publike dhe private.

Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, në datën 9 shtator ishte raundi i miratuar për këtë kategori të rinjsh që dëshirojnë të ndjekin një degë studimi në universitet.

Por me kërkesën e të rinjve, duket se është vendosur dhe një shans i fundit për të gjithë ata që kanë vendosur të studiojnë në Shqipëri.

Teksa universitetet do të hapin dyert në datën 7 tetor, raundi i tretë do të jetë i hapur nga ora 08:00-16:00, ndërsa në datën 6 tetor do të kryhen regjistrimet në sekretaritë mësimore.

Aktualisht, bazuar në të dhënat zyrtare të Rrjetit Akademik Shqiptar, në Universitetin e Tiranës janë 1581 kuota të lira, në Universitetin Politeknik 575 kuota, në Universitetin e Mjekësisë janë 92 kuota të lira dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë 385 kuota të lira.

Universiteti i Tiranës / 1581 kuota të lira
Administrim – Biznes 47
Administrim - Biznes (Sarandë) 48
Administrim dhe Politika Sociale 47
Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore 35
Biologji 67
Bioteknologji 57
Drejtësi 64
Ekonomiks 42
Filozofi 37
Financë 22
Fizikë 43
Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike 37
Gazetari dhe Komunikim 44
Gjeografi 104
Gjuhë – Letërsi 55
Gjuhë Angleze (Sarandë) 26
Gjuhë Angleze 33
Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e shenjave shqipe 31
Gjuhë Frënge 65
Gjuhë Gjermane 52
Gjuhë Greke 20
Gjuhë italiane 61
Gjuhë Ruse 24
Gjuhë Spanjolle 42
Gjuhë Turke 50
Histori 58
Informatikë 6
Informatikë Ekonomike 3
Inxhinieri Matematike dhe Informatike 35
Kimi 51
Kimi Farmaceutike 28
Kimi Industriale dhe Mjedisore 61
Kimi dhe Teknologji Ushqimore 44
Matematikë 27
Psikologji 14
Punë Sociale 28
Përkthim dhe Interpretim në Gjuhën Greke dhe Angleze 22
Shkenca Natyrore Mjedisore 34
Shkenca Politike 60
Sociologji 37
Teknologji Informacioni dhe Komunikimi 14

Universiteti Politeknik / 575 kuota të lira
Arkitekturë (Arkitekt) 0
Arkitekturë (Urbanist) 0
Arkitekturë Interieri dhe Dizajn 0
Inxhinieri Ekonomike 36
Inxhinieri Elektrike - Automatizimi i Industrisë 8
Inxhinieri Elektrike – Energjitikë 9
Inxhinieri Elektronike 11
Inxhinieri Fizike 27
Inxhinieri Gjeodezi 18
Inxhinieri Gjeoinformatike 33
Inxhinieri Gjeologjike 44
Inxhinieri Gjeomjedis 44
Inxhinieri Hidroteknikë 5
Inxhinieri Informatike 1
Inxhinieri Kimike 27
Inxhinieri Matematike 44
Inxhinieri Materiale 58
Inxhinieri Mekanike 13
Inxhinieri Mekatronike 14
Inxhinieri Mjedisi 28
Inxhinieri Ndërtimi 4
Inxhinieri Tekstili dhe Mode 47
Inxhinieri Telekomunikacioni 25
Inxhinieri e Burimeve Minerare 47
Inxhinieri e Naftës dhe Gazit 32

Universiteti i Mjekësisë / 92 kuota të lira
Farmaci 0
Fizioterapi 27
Higjenist Dentar 18
Infermieri e Përgjithshme 4
Logopedi 7
Mami 2
Mjekësi e Përgjithshme 0
Shëndet Publik 10
Stomatologji 0
Teknike Imazherie 11
Teknike Laboratori 11
Teknikë Dentare 2

Universiteti Bujqësor i Tiranës / 385 kuota të lira
Agroturizëm dhe Mikpritje 14
Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural 43
Ekonomiks i Aplikuar 9
Financë Kontabilitet 12
Informatikë Biznesi 12
Inxhinieri Agrare profili: Agronomi 19
Inxhinieri Agrare profili : Biologji Marine dhe Akuakulturë 21
Inxhinieri Agrare profili: Agromekanizëm 22
Inxhinieri Agrare profili: Arkitekture Peizazhi 15
Inxhinieri Agrare profili: Hortikulturë 15
Inxhinieri Agrare profili: Mbrojtje bimësh 23
Inxhinieri Agromjedisi 35
Inxhinieri Agroushqimore profili: Teknologji Agroushqimore 29
Inxhinieri Agroushqimore profili: Teknologji pijesh alkolike dhe jo alkolike 21
Inxhinieri Pyjore 16
Inxhinieri Pyjore - Menaxhim i zonave të mbrojtura dhe parqeve urbane 17
Inxhinieri Përpunim Druri 12
Inxhinieri Përpunim Druri profili: Dizajn i Mobiljeve dhe Interierit 21
Kopshtari 25
Menaxhim Agrobiznesi 55
Menaxhim Sistemesh Informacioni 13
Menaxhim Turizmi Rural 60
Menaxhim Veterinar 20
Mjekësi Veterinare 32
Shkenca Mjedisore profili: Menaxhimi i Burimeve Natyrore 37
Shkenca e Ushqimit dhe të Ushqyerit 21
Teknolog Bujqësor 27
Teknologjite e Akuakultures dhe Peshkimit 21
Zootekni dhe Siguria e produkteve Blegtorale 22
Zooveterinari 26


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë