Mode

Shamia-maskë dhe moda në normalen e saj të re

Tashmë pamja jonë nuk ka nevojë për rroba të markave të njohura kur çdo gjë që po e bën modën tani është maska në çdo lloj forme.

Më e reja është shamia-maskë ku dhe po bën aksesorin e verës 2020.
 Çdo gjë që ju nevojitet është një shami që quhet bandana, i palosur në formë trekëndëshi dhe ta lidhni atë rreth fytyrës. Kjo modë e re filloi me blogeret në rrugë e Nju Jorkut dhe vazhdoi kur një nga ikonat, Sarah Jessika Parker përdori pikërisht një still të tillë para 6 milion ndjekësve të saj në instagram kur hapi butikun e saj të ri.

 Tani Sienna Miller gruaja që bëri një jetë e rrethuar me elegancë, e ka sjellë atë në Britani në kopertinën e numrit më të fundit të revistës "Grazia".
Maska është parë nga shumë si "diçka për qëllime të kota" kur në të vërtetë fillesat i ka pasur për diçka më të madhe.
Kur pandemia u përhap në Amerikë në fillim të këtij viti, pati mungesë të madhe të maskave kirurgjikale. Në prill, Vogue sugjeroi "shalle ose shami " si "mënyra krijuese për tu mbrojtur nga virusi pa marrë pajisje shumë të nevojshme për mjekët dhe infermierët".
Studimet mbi efektivitetin e pëlhurave të ndryshme kanë dhënë rezultate të ndryshme, por provat tregojnë se pambuku ose mëndafshi janë më efektive sesa fibrat e bëra nga njeriu.
Shumica e ekspertëve sugjerojnë që tre ose katër shtresa të rrobave janë më të mira se një ose dy, kështu që një shami e cila mund të paloset para përdorimit, mund të jetë një veprim i zgjuar.

Maska ka të tjera benefite. Psh shumë njerëz e shohin si një mënyrë për t'i bërë ballë virusit duke i treguar që dhe me kufizimet, një njeri mund ta ndjekë modën.
Në Britani, në qershor, disa nga imazhet më mahnitëse në mediat sociale ishin portretet bardh e zi nga protestat e Black Lives Matter nga Misan Harriman, fotografi që shkoi për të xhiruar Marcus Rashford për kopertinën më të fundit të Vogue. Shumë prej fotove të tij shfaqnin protestuesit që kishin vendosur bandana në formën e maskës duke i dhënë kësaj forme një fuqi dhe famë në një moment shprese dhe guximi përballë telasheve.

 Kur të dy, Amber Heard dhe Johnny Depp zgjodhën maska të stilit bandane për paraqitjet e tyre gjyqësore muajin e kaluar, skandali dhe polemika rritën profilin e maskës së shamisë edhe më shumë.
Pamja siç shihet në Sarah Jessica Parker dhe Sienna Miller zbut pamjen në diçka më dekorative dhe magjepsëse.
Sido të shkoje gjithë historia e pandemisë, normalja e re ka momentin e saj të parë në modë
Burimi:The guardian\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë