FIFA ka konfirmuar se Shakira, Madonna dhe BTS do të jenë yjet kryesore të spektaklit në pushimin e pjesës së parë të finales së Kupës së Botës 2026.
Finalja do të zhvillohet më 19 korrik në MetLife Stadium dhe pritet të ndiqet nga miliona shikues në mbarë botën. Kjo do të jetë hera e parë që një finale Botërori do të ketë një performancë madhështore në stilin e “Super Bowl”.
Sipas FIFA-s, show do të kurohet nga Chris Martin i grupit Coldplay dhe do të organizohet në bashkëpunim me Global Citizen.
Të ardhurat e eventit do të shkojnë për Fondin Global të Arsimit të FIFA-s, një iniciativë që synon të mbledhë 100 milionë dollarë për edukimin dhe futbollin e fëmijëve në mbarë botën. FIFA bëri të ditur se 1 dollar nga çdo biletë e shitur do të dhurohet për këtë fond.
Ndërkohë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e cilësoi performancën si “një moment historik për Kupën e Botës”.
Kupa e Botës 2026 nis më 11 qershor në Mexico City dhe do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje