Ngjarje

Shahini: Psikologët në dispozicion të nxënësve, mësuesve dhe prindërve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë , Besa Shahini, përmes komunikimit të radhës me video-mesazh, njofton vendosjen në dispozicion të shërbimit psiko-social për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. “Nesër fillojmë javën e katërt të mësimit nga shtëpia. Kuptojmë që kjo është një situatë e pazakontë. Ndaj, nxënësit, por edhe mësuesit e prindërit e tyre mund të kenë nevojë për një mbështetje shtesë në këtë periudhë”, shprehet Shahini.
Për këtë arsye së bashku me Urdhrin e Psikologut kanë organizuar të gjithë shërbimin psiko-social shkollor dhe e kanë vendosur në dispozicion të nxënësve, apo edhe prindërve dhe mësuesve të tyre.
Në tekstin shoqërues të postuar me video-mesazhin e ministres, gjenden të publikuara edhe 4 linqe ku nxënësit, mësuesit apo prindi mund të shkruajë apo kontaktojë direkt me një psikolog apo punonjës social. Ato janë mbi bazën e 4 drejtorive rajonale që përfshijnë të gjitë Shqipërinë.
“Mund të keni shqetësime specifike apo edhe thjesht pyetje të përgjithshme për mënyrën më të mirë për ta menaxhuar situatën në të cilën gjendemi. Pra, mos hezitoni të shkruani! Nëse keni pyetje shtesë, mund të kontaktoni edhe përmes uebsajtit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar”, bën thirrje dhe përfundon mesazhin e saj Ministrja Besa Shahini.

Linqet ku mund të aplikojnë

Durrës: http://durres.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolo…/

Lezhë: http://lezhe.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolog…/

Fier: http://fier.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikologut/

Korçë: http://korce.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolog…/

Më Shumë