Sport

Sfiduan të ftohtin e acartë për një ndeshje NFL, tifozët rrezikojnë prerjen e gishtave

Gazeta Si – Dhjetëra fansa të Chiefs dhe Dolphins rrezikojnë t’u nënshtrohen ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të qëndrimit të gjatë në një mot të akullt gjatë ndeshjes së zhvilluar më 13 janar.

Pasioni për një skuadër mund të shkojë përtej çdo pengese, edhe ndaj një të ftohti polar që ngrin gjithçka. Mjafton tifozllëku për të nxehur zemrën për atë që e beson këtë gjë dhe guxon të zhvishet lakuriq në temperatura deri në -20 gradë. Por kjo situatë mund të kushtojë shtrenjtë për disa dhjetëra tifozë të Kansas City Chiefs dhe Miami Dolphins, që më 13 janar bënë gabimin fatal të zhveshjes gjatë kësaj sfide të NFL-së.

Sipas ‘Fanpage’, shumë tifozët të dy skuadrave kanë përfunduar të shtruar në qendrën ‘Research Medical Center’ të Kansas City me shenja hipotermie dhe tani 70% të tyre rrezikon t’u priten gishtat e duarve dhe këmbëve.

“Pacientët që kanë pasur probleme ngrirjeje gjatë ndeshjes së Chiefs kanë arritur në pikën që tani po diskutojmë se është i nevojshëm amputimi. Njerëzit mendojnë për djegiet, për zjarrin, për lëndimet e nxehta termike. Por djegiet mund të vijnë nga shumë shkaqe të ndryshme”, – ka shpjeguar doktoreshë Megan Garcia, drejtoreshë e ‘Grossman Burn Center’.

Për 30%-shin e mbetur të këtyre tifozëve nuk ka shkuar më mirë. Pasi kanë bërë një trajtim oksigjenimi, ata vërtet i kanë ruajtur gishtat e tyre, por duhet të kenë shumë kujdes gjithë jetën për efektet e shkaktuara nga ekspozimi ndaj erës së akullt.

“Është një proces që zgjat gjithë jetën. Do të kenë ndjeshmëri dhe dhimbje për pjesën e mbetur të jetës, – ka shtuar Garcia. – Po i edukojmë për t’u siguruar që të qëndrojnë në të ngrohtë gjatë viteve të ardhshme.”

Ndoshta do të ishte mirë që tifozët të bënin si Taylor Swift, që u shfaq në ‘Arrowhead Stadium’ e veshur shumë mirë për të parë të fejuarin Travis Kelce.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë