Media Galeri

Sfida me Kinën, Biden promovon automjetet elektrike ‘Made in USA’

“Siç e dini shumë prej jush, unë kam qenë gjithmonë një tip i pasionuar pas makinave”, shkruan në llogarinë e tij zyrtare në Instagram të POTUS, Joe Biden.

Presidenti amerikan, ka shkuar në Detroit për të promovuar automjetet elektrike “Made in USA” (dhe infrastrukturën e saj të re, plan i miratuar nga Kongresi, i cili përfshin, ndër të tjera, 7 miliardë e gjysmë dollarë për një rrjet kombëtar për të lejuar rimbushjen e makinave elektrike).

Megjithatë, pjesa tjetër e masave të tij të premtuara për ndryshimin e klimës, janë në ekuilibër në Uashington. Vendi i vizitës ishte fabrika e “General Motors”, e përshtatur për ndërtimin e makinave elektrike.

Biden ka premtuar se Detroiti do të jetë kryeqyteti i makinave elektrike dhe se vendet e reja të punës “do të hapen në Miçigan dhe jo diku tjetër në botë”.

Ai shtoi: “Deri më tani, Kina ka qenë udhëheqëse në këtë garë. Por kjo gjë është duke ndryshuar falë ligjit të ri”. Presidenti amerikan, përpiqet kështu të marrë “pikë politike” për fitoren në Kongres.

Miçigani është shteti i dytë i pasigurt për demokratët  në zgjedhje, që ai viziton në këtë turne (ndalesa e tij e dytë pas New Hampshire), ndërsa shkalla e mbështetjes së tij mbetet e ulët, me vetëm 41% të amerikanëve që vlerësojnë punën e Joe Biden.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë