Në pak muaj të jashtëzakonshëm të 2019-ës, nga qershori në shtator, trajneri italian Serxho Skariolo preku qiellin me dorë. Askush para tij nuk ka mundur ta bëjë. Në qershor ishte pjesë e një mrekullisë së Toronto Raptors që fitoi një titull historik në NBA. Ishte një triumf i Torontos dhe gjithë Kanadasë. Pak muaj më pas, në shtator, trajneri 58-vjeçar bëri diçka edhe më të bukur me Spanjën, u shpall kampion bote në Kinë. Një fitore e papritur, sepse Spanja nuk ishte ndër skuadrat favorite të Botërorit.
Këto dy arritje të mëdha, ku Skariolo ka vënë firmën e tij, kanë bërë që dy skuadrat e italianit të nominohen për “skuadrën e vitit 2019” në “Laureus World Sports Awards”.
Raptors dhe Spanja në fakt kanë konkurrencë të fortë për çmimin prestigjioz sportiv. Dy skuadrat e Skariolos sfidojnë Liverpulin, kombëtaren amerikane të futbollit të femrave, Afrikën e Jugut në regbi dhe Mercedesin në Formula 1.

Fituesi shpallet nga 68 anëtarët e “Laureus World Sports Academy”, në ceremoninë e 17 shkurtit në Berlin, ku përveç skuadrës së vitit do të jepen edhe disa çmime të tjera, siç janë sportisti i vitit, sportistja e vitit, rikthimi i vitit dhe zbulimi i vitit. Ja dhe skuadrat e sportistët e nominuar për çdo çmim:
Sportisti i vitit
Lusi Hamilton (Angli) – automobilizëm
Eliud Kipçoge (Kenia) – atletikë
Rafael Nadal (Spanjë) – tennis
Lionel Mesi (Argjentinë) – futboll
Mark Markez (Spanjë) – motoçiklizëm
Tajgër Vuds (USA)- golf
Sportistja e vitit
Simone Bajls (USA) – gjimnastikë artistike
Megan Rapinoe (USA) – futboll
Alison Feliks (USA) – atletikë
Mikaela Shifrin (USA) – ski
Sheli-An Frajzër-Prajs (Xhamajkë) – atletikë
Naomi Osaka (Japoni) – tenis
Skuadra e vitit
Liverpul (Angli) – futboll
Springboks (Afrikë e Jugut) – regbi
Kombëtarja e Amerikës në futboll femrash
Toronto Raptors (Kanada) – basketboll
Kombëtarja e Spanjës në basketboll meshkujsh
Mercedes F1 (Gjermani) – automobilizëm
Zbulimi i vitit
Koko Gauf (USA) – tenis
Bianka Andreesku (Kanada) – tenis
Egan Bernal (Kolombi) – çiklizëm
Kombëtarja e Japonisë në regbi
Andi Ruiz Jr (USA) – boks
Regan Smith (USA) – not
Rikthimi i vitit
Andi Mërrei (Angli) – tenis
Liverpuli (Angli) – futboll
Kauhi Leonard (USA) – basketboll
Nathan Adrian (USA) – not
Kristian Lealifano (Australi) – regbi
Sofia Floersh (Gjermani) – motoçiklizëm
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.