Filma

Sezoni i fundit i ‘Game of Thrones’ rrëmben 10 çmime Emmy

Sezoni final i “Game of Thrones” ka arritur të marrë të gjithë vëmendjen. Ndërkohë që mbi 1 milionë njerëz kanë firmosur një peticion për ribërjen e tij, “Game of Thrones” theu një rekord nominimesh në Emmy Awards. Nëse je në grupin “sezoni 8 është kot” atëherë me siguri do jetë një zhgënjim për ty të dëgjosh se ai sezon i ka fituar që tani 10 çmime Emmy.

Ceremonia kryesore e Emmy Awards do të mbahet të dielën tjetër, më 22 shtator. Por, para eventit të madh, u mbajt fillimisht ceremonia e Çmimeve Emmy per Artet Kreative në teatrin Microsoft në Los Angeles. Dhe, si një shenjë shfajësimi nga drejtuesit David Benioff dhe D. B. Weiss për finalen e papritur të serialit, “Game of Thrones” ishte fituesi më i madh i fundjavës.

Kasti i “Game of Thrones” në Emmy Awards 2018

“Game of Thrones” mori në shtëpi 10 çmime Emmy. Më poshtë janë të gjitha kategoritë fituese:

  1. Editimi më i mirë i tingujve për seritë komedi apo dramë
  2. Efektet vizuale speciale më të mira
  3. Kostumet më të mira për zhanrin Fantasy/Sci-Fi
  4. Makeup-i më i mirë për seri të xhiruara vetëm me një kamerë
  5. Koordinimi më i mirë për seritë dramë, seritë e limituara apo filmat
  6. Dizenjimi më i mirë i titullit kryesor
  7. Muzika më e mirë e kompozuar për seri
  8. Kasti më i mirë për seritë dramë
  9. Miksimi më i mirë i tingujve për seritë dramë apo komedi
  10. Editimi më i mirë i xhirimeve me një kamerë për seritë dramë

Ju do të vini re se të gjitha këto përveç njërës kanë lidhje me vlerën e produksionit. Përveç  një episodi të errët për të cilin “HBO” mori fajin, cilësia e produksionit nuk ka qënë asnjëherë një justifikim për fansat e inatosur.

Fituesi i dytë më i madh i fundjavës është “Chernobyl”. Ai fitoi 7 çmime, duke përfshirë “Editimin më të mirë të xhirimeve më një kamerë për seri të limituara apo film” dhe “Efektet vizuale speciale më të mira në një rol mbështetës”.

“Game of Thrones” mori 32 nominime në total, duke e bërë “HBO” rrjetin me më shumë nominime këtë vit, 137 në total. “Game of Thrones” morën një nominim për “Seritë më të mira dramë” dhe protagonistët Kit Harington dhe Emilia Clarke u nominuan për aktorin dhe aktoren kryesore në seritë dramë.

Aktorët e tjerë të serialit të cilët u nominuan në kategorinë e aktorëve mbështetës ishin Peter Dinklage, Sophie Turner dhe Maisie Williams.

Fituesit e këtyre kategorive dhe të tjerë do të zbulohen të dielën e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë