Sezoni drithërues ka ardhur! Vera tani është vetëm një kujtim dhe është koha e ndjesisë së vjeshtës që të përcjell tetori, i mbushur me kunguj dhe gjethe të cilave u ndryshon ngjyra. Por, pjesa më e bukur e këtij muaji është sigurisht Halloween-i dhe filmat horror që vijnë së bashku me të. Nëse je një fans i filmave të frikshëm, tashmë erdhi koha që ke pritur gjatë gjithë vitit. Dhe nëse nuk je një fans i frikësimeve, është më mirë tu kthehesh komedive romantike.
Disa filma të rinj të frikshëm do dalin nëpër kinema gjatë tetorit. Nëse je i gatshëm të shohësh një apokalips zombish, sepse kush nuk do donte të shihte Lupita Nyong të zotëronte të pavdekshmit, apo do të ndiqesh nga Robert Pattinson në një mjedis të viteve 1890, apo gjëra të tjera si këto, këtu ka pak nga gjithçka që do shihni këtë muaj.
Më poshtë, 5 filmat që duhen parë me patjetër gjatë tetorit :
Joker (4 tetor)
Është një nga rolet më të pritur të vitit : Joaquin Phoenix luan rolin e keqbërësit Joker, në një vazhdim të filmit “Batman”. Filmi flet për një komedian të dështuar, Arthur Fleck, i cili bie pre e errësirës dhe krimeve që ndodhin në qytetin Gotham.
Little Monsters (8 tetor)
Ky film horror-komedi ka protagoniste aktoren Lupita Nyong-s, e cila luan rolin e një mësueseje shkolle që duhet të mbrojë një grup fëmijësh të vegjël të cilët përballen me disa zombi gjatë një shëtitjeje. Mendojeni si një “Zombieland” pak më ndryshe, pak gazmor, pak i tmerrshëm, por me një aktore fituese të çmimit Oscar në krye. Dëshiron ta shohësh atë të qëllojë zombit mishngrënës me një lopatë për dy orë? Absolutisht!
The Lighthouse (18 tetor)
Me protagonistë Robert Pattinson dhe Willem Dafoe, ky film i realizuar në bardhë e zi rrëfen historinë e dy rojeve të një fari të cilët punojnë në një ishull të largët të Anglisë në vitet 1890. Traileri është shumë i frikshëm dhe i mistershëm, ndaj për mendimin tonë shumë gjëra do trazohen.
Zombieland 2 : Double Tap (18 tetor)
Fansat e filmit të parë “Zombieland” me siguri do gëzohen : Skuadra vrasëse e zombive e përbërë nga Jesse Eisenberg, Woody Harrelson, Emma Stone dhe Abigail Breslin po rikthehen për herë të dytë. Kësaj radhe, 4 mbijetuesit e sulmit të zombive do të përballen me armiqtë e tyre të padurueshëm përsëri, vetëm se këtë herë ato krijesa kanë evoluar që nga filmi i parë.
Girl on the Third Floor (25 tetor)
Ky film i ri horror nga Travis Stevens flet për përndjekjet klasike të shtëpive nga shpirtrat. Ish-boksieri Phillip Jack Brooks luan rolin e një burri i cili po rinovon një shtëpi të rrënuar për të jetuar me familjen e tij. Por, kur fillon punimet ai kupton se shtëpia ka një plan të vetin : përtej problemeve të zakonshme të rinovimit, ajo është gjithashtu e mbushur me shpirtra të këqinj. Tani, a do ja fusi vrapit dhe thjesht ta vendosi shtëpinë në shitje? Sigurisht që jo! Ai qëndron për të parë se çfarë sulmesh mund ti sjelli atij kjo shtëpi e mbushur me fantazma.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.