Filma

Seriali “Stranger Things” do të ketë një sezon të katërt

Përgatiteni veten për më shumë përbindësha sepse Netflix ka lajmëruar se seriali “Stranger Things” do të rikthehet me një sezon të katërt.

Një video 45 sekondëshe për sezonin e ri konfirmon se universi i “Stranger Things” po zmadhohet dhe ka një fjali ku thotë “Ne nuk jemi më në Hawkins”. Fansat mund ta bëjnë lidhjen me këtë informacion sepse në fund të sezonit të tretë ata panë familjen Byers të largohej nga qyteti i vogël dhe gjithashtu u pa se një karakter misterioz ndodhej në Rusi, ndaj nuk është një surprizë fakti që seriali do zgjerohet përtej origjinës së tij.

https://youtu.be/cIiDY4WA0oo

Nuk ka pasur akoma asnjë njoftim zyrtar mbi datën e publikimit të sezonit të katërt, por dy nga sezonet e serialit janë publikuar në muajin korrik, ndaj mund të themi se vera e vitit 2020 do jetë plot me gjëra të reja.

Vëllezërit Matt dhe Ross Duffer, të cilët janë producentët e serialit, kanë firmosur një kontratë shumëvjeçare me Netflix ndaj nuk e dimë se në çfarë bote të re do të na fusin në të ardhmen.

Është e paqartë nëse sezoni i katërt i serialit “Stranger Things” do jetë sezoni i tij i fundit, por drejtuesi Shawn Levy kishte shpresa për të ardhmen e serive në prill kur tha “Sezoni i katërt do ndodhi absolutisht. Ka shumë mundësi që mund të ketë një sezon tjetër pas tij, por akoma nuk është vendosur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë