Filma

Serialet televizive që ju ofron fundjava

Fundjava ofron një sërë serialesh duke nisur nga ‘The Continental: From the World of John Wick’ te ‘Sex Education’. Seriale të reja që do të mund të shihni këtë fundjavë janë edhe “Still Up”, “Blind” dhe “Hard Broken”. Publikimet më të fundit janë të disponueshme në Amazon, Netflix, Apple TV+ dhe Serially.

“The Continental: From the World of John Wick” (Amazon Prime Video)

Jemi në Nju Jork në vitet shtatëdhjetë. Winston Scott është një i ri që mendon se ka lënë pas vetes një të kaluar të turbullt. Ndërkohë ai vendoset në zemrën e Nju Jorkut kriminal, në atë Hotel Continental që është streha e sigurt e vrasësve më të rrezikshëm në botë. “The Continental: From the World of John Wick” është prequel i katër filmave kushtuar vrasësit të luajtur nga Keanu Reeves. Në kastin, i cili përfshin Colin Woodell dhe Michelle Prada, Mel Gibson shquhet si shefi i vjetër. I filmuar në Budapest dhe i disponueshëm nga sot në Amazon Prime Video, miniseriali përbëhet nga tri pjesë.

Sex Education (Netflix)

Të flasësh për seksin në një mënyrë të thjeshtë dhe në të njëjtën kohë serioze. Kjo është sfida (e fituar) e “Sex Education”, një dramë britanike për adoleshencën që u shfaq në Netflix dje me sezonin e katërt. Protagonist është Otis, një adoleshent nervoz, bir i një seksologu, i cili, pavarësisht se është i virgjër, e improvizon veten si konsulent seksual për të mirën e shokëve të shkollës. Në kapitullin e katërt fëmijët janë rritur: ndërsa Maeve u zhvendos në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur Universitetin Wallace, pas mbylljes së shkollës së mesme Moordale, protagonistët u zhvendosën në Kolegjin progresiv Cavendish Sixth Form. Këtu Otis dëshiron të rihapë klinikën e tij, por duhet të merret me konkurrencën. Komploti do të sillet ende rreth historisë mes tij dhe Maeve, dhe do të jetë hera e fundit, sepse Emma Mackey tashmë ka thënë se do t’i japë lamtumirën serialit (me kusht që të ketë një sezon të pestë).

Still Up (Apple TV+)

“Still Up” është ende në këmbë. Seria e re e Apple e disponueshme sot në platformën e transmetimit tregon për dy të pagjumë që jetojnë, ndërsa të gjithë të tjerët janë në gjumë. Ata janë ilustruesja Lisa dhe gazetari Deni: kanë provuar gjithçka për të zgjidhur problemin e tyre, çdo kurë, çdo trajtim, por ende nuk ka mundësi për të fjetur. Dhe kështu ata kalojnë netët duke folur, pa u takuar ndonjëherë, dhe përfundojnë duke rënë në dashuri, por pa i thënë njëri-tjetrit.

Krijuar nga Steve Burge dhe Natalie Walter, në “Still Up” luajnë Antonia Thomas (The Good Doctor) dhe Craig Roberts (Red Oaks) në rolet kryesore.

Blind (Serially)

Një vrasës serial terrorizon qytetin. Ai është mbiquajtur Joker sepse ai lë plagë të tmerrshme në gojën e viktimave të tij. Policia arreston Jeong Man-chun, i cili gjykohet dhe dënohet me vdekje. Por disa anëtarë të jurisë vriten gjithashtu, sepse e vërteta është se Jeong Man-chun nuk është fajtori. Dhe kështu tri persona vendosin të bashkojnë forcat për të zbuluar identitetin e Joker: ata janë detektivi Ryu Sung-Jun; gjyqtari Ryu Sung-Hoon, vëllai i tij më i madh; dhe Jo Eun-Ki, një punonjëse e re sociale, e cila, si anëtare e jurisë në gjyq, rrezikon të bëhet një viktimë tjetër e vrasësit. Thrilleri i Koresë së Jugut “Blind” është i disponueshëm që nga dje në platformën e transmetimit falas Serially.

Hard Broken (Netflix)

Një komunitet i lidhur ngushtë, i tronditur nga një vrasje brutale. Sepse ajo vdekje dramatike dhe hetimet që pasojnë, rrëzojnë sigurinë e grupit të miqve një nga një, duke zbuluar zgjedhje të gabuara dhe sekrete të parrëfyera. Seriali libanez “Hard Broken”, i cili u shfaq në Netflix më 20 shtator, vjen me regji nga Elie F. Habib (Caramel). Kasti përfshin Muhannad Alhamdi, Rasha Bilal dhe Talal Judi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë