Ka ndodhur

Serë me kanabis dhe dy automatikë në banesë, arrestohen babë e bir në Tiranë

Babë e bir, janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i F.S., 56 vjeç dhe H.S., 25 vjeç, u bë pasi në Kashar, në brendësi të banesës gjatë kontrollit të ushtruar në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.

Pas kontrollit të policies, atyre iu gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë