Shendet

Serbia konfirmon rastin e parë me koronavirus

Serbia ka konfirmuar sot rastin e parë me koronavirus, duke iu bashkuar kështu në rajon Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë Hercegovinës. Lajmi u konfirmua sot nga ministri serb i Shëndetësisë, Zlabitor Lancar i cili tha se pacienti i parë ishte një 43 vjeçar nga Subotica.

Ai mësohet se kishte qenë në kontakt me motrën e tij në Budapest dhe kishte prej ditësh probleme të rënda me frymëmarrjen. 43 vjeçari, sipas mediave serbe, ndodhej prej ditësh në vetë-izolim dhe është vendosur në karantinë.

"Ndodhi ashtu siç pritej, ne kemi rastin e parë pozitiv me koronavirus në Serbi. Gjëja më e rëndësishme është në gjendje të qendrueshme. Ai ishte jashtëzakonisht i përgjegjshëm, dhe ka dërguar fëmijët në fshat sapo ka filluar të ndjehet keq”, tha ministri serb në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. "Po e përsëris edhe një herë, nuk ka vend për panik. Do të ishte joreale që të mos kishin as edhe një rast", tha ministri Loncar, duke theksuar se të gjitha shërbimet në Serbi janë plotësisht të gatshme për të luftuar koronavirusin.

Ndërkohë ditën e djeshme, edhe Bosnja konfirmoi rastin e parë më koronavirus, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut, pacientët e parë janë shfaqur një javë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë