Serbia i ka dhuruar 1,000 pajisje testuese Kosovës të premten, sipas një zyrtari të Ministrisë së Shëndetësisë, në shenjë solidariteti pavarësisht problemeve të shkëmbimeve tregtare që dy vendet kanë pasur, si dhe historisë së tyre të luftës.
Një zyrtar i Serbisë shprehet se Beogradi i ka dërguar këto pajisje testuese pa kushte politike por me dëshirën e vetme për të mposhtur problemin e virusit.
“Ky koronavirus është një kujtesë për të tërë ne se mund t’i zgjidhim shumë probleme veçse së bashku”, shprehet zyrtari i Serbisë për Reuters nën kushtin e anonimitetit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës, Faik Hoti, e ka konfirmuar donacion e Serbisë. Ai është shprehur në Facebook se donacioni do i shtohej stokut aktual të 3,100 pajisjeve testuese që ka Kosova.
Kosova gjer tani ka raportuar 449 raste me infeksione covid-19, duke përfshirë këtu 17 punonjës të sistemit shëndetësor dhe 11 të vdekur nga popullsia e saj prej 2 milionë banorësh.
Ndërsa Serbia gjer tani ka raportuar 5,690 raste me koronavirus nga të cilët 110 kanë ndërruar jetën.
Serbia e humbi kontrrollin në Kosovë pas bombardimit që NATO bëri në 1999-n në Serbi për të dëbuar trupat ushtarake serbe nga territori kosovar, në të cilin më shumë se 13,000 kosovarë u vranë.
Kosova e ka deklaruar pavarësinë nga Serbia në 2008-ën por Beogradi akoma nuk e ka njohur këtë pavarësi.
Burimi: Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




