Shendet

Sëmundjet që rrezikoni nëse keni këtë grup gjaku

Njerëzit në grupin e gjakut Zero janë unikë sepse mund të japin gjak për të gjitha grupet e tjera, ndërsa ata mund të marrin vetëm brenda grupit të tyre të gjakut.

Por kjo nuk është gjëja e vetme që i dallon nga turma. Njerëzit me këtë grup gjaku ndonëse kanë disa karakteristika të veçanta që do të thotë kanë sasi të lartë të energjisë dhe janë në gjendje të qëndrojnë të fokusuar lehtë, janë të prirur ndaj disa sëmundjeve të ndryshme si ulçerat dhe tiroide.

Këto sëmundje mund të çojnë në akumulimin e ujit të padëshiruar në trup gjë që shkakton mbipeshë. Në Japoni, nuk kalon një intervistë pune, pa u pyetur për grupin e gjakutdhe njerëzit me grup gjaku zero nuk kanë shumë prioritet, pasi njerëzit me këtë grup gjaku janë më impulsivë dhe më të stresuar, gjë që shkakton probleme në punë. Njerëzit me llojin e gjakut zero duhet të përpiqen të mbajnë nën kontroll stresin.

Gjithashtu ata kanë nivele më të larta të acidit të stomakut sesa grupet e tjera të gjakut, duke i bërë ata të kenë stomak të ndjeshëm. Duhet patjetër të qëndrojnë larg nga kafeina dhe alkooli. Kjo është për shkak se pijet si kafeina dhe alkooli mund të rrisin nivelet e adrenalinës në stomak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë