Shendet

Sëmundje pas sëmundjeje, Covid-19 po shkakton edhe lupusin e artritin reumatoid

Sipas një studimi të fundit, pacientët që janë shëruar nga Covid-19, duhet të kujdesen edhe më shumë për shëndetin e tyre, sepse disa pacientëve u ka rënë ndjeshëm imuniteti sa janë prekur nga sëmundje të tjera të rrezikshme si lupusi dhe artriti reumatoid. Në një moment sistemi mbrojtës në trup krijoi një sulm ndaj vetes se sa ndaj virusit. Pacientët po prodhojnë molekula të quajtura autotrupa që synojnë të sulmojnë materialin gjenetik nga qelizat e njeriut, në vend të qelizave spike të virusit.
Ko përgjigje e gabuar imune mund të përkeqësojë edhe Covid-19. E kjo mund të shpjegojë gjithashtu se pse pacientët vazhdojnë të kenë një gjendje të vështirë edhe pse nuk janë më mbartës të virusit.

Gjetjet mbartin implikime të rëndësishme për trajtimin, duke përdorur teste ekzistuese që mund të zbulojnë autoantitrupa, kështu mjekët mund të identifikojnë pacientët që mund të përfitojnë nga trajtimet e përdorura për lupusin dhe artritin reumatoid. Nuk ka shërim për këto sëmundje, por disa trajtime ulin frekuencën dhe ashpërsinë e sëmundjes.
“Është e mundur që ju të mund të dëmtoni më shumë pacientët me disa nga këto barna tepër agresive dhe të prisni rezultate të mira", tha Matthew Woodruff, një imunolog në universitetin Emory në Atlanta dhe autor kryesor i veprës.
Për muaj me radhë ka qenë e qartë se koronavirusi mund të shkaktojë konfuzion të sistemit imunitar në disa njerëz, duke shkaktuar më shumë dëmtime në trup sesa vetë virusi. Infeksionet virale bëjnë që qelizat njerëzore të infektuara të vdesin. Ndonjëherë qelizat zhduken në mënyrë të qetë, por ndonjëherë në vrullin e infeksionit të rëndë, ato mund të fryhen, duke shpërndarë copëzat e tyre. Në përgjigjen tipike të një virusi, qelizat e njohura si qeliza imune B bëjnë antitrupa lidhen me copa të ARN virale nga virusi dhe bllokohen mbi to.
Por në kushte si lupusi, disa qeliza B nuk mësojnë kurrë ta bëjnë këtë dhe në vend të kësaj prodhojnë auto-antitrupa që bien mbi mbetjet e ADN-së nga qelizat e vdekura të njeriut. Diçka e ngjashme mund të ndodhë në pacientët me Covid-19.

"Çdo herë që keni atë kombinim të inflamacionit dhe vdekjes së qelizave, ekziston mundësia që të shfaqen sëmundje autoimune dhe antitrupa, më e rëndësishmja," tha Marion Pepper, një imunolog në universitetin e Uashingtonit në Seattle.
Z. Woodruff dhe kolegët e tij raportuan në fillim të këtij muaji se disa njerëz të sëmurë rëndë me Covid-19, gjithashtu kanë qeliza të tilla B të parafinuara imune. Gjetja i shtyu ata të eksplorojnë nëse ato qeliza B krijojnë antitrupa. Në studimin e ri, studiuesit vëzhguan 52 pacientë brenda sistemit të kujdesit shëndetësor Emory në Atlanta të cilët ishin klasifikuar në gjendje të rëndë, por që nuk kishin histori të çrregullimeve autoimune. Ata gjetën autoantitrupa që njohin ADN-në në gati gjysmën e pacientëve. Ata gjithashtu gjetën antitrupa kundër një proteine të quajtur faktor reumatoid dhe të tjera që mund të shkaktojnë mpiksjen e gjakut.
"Nuk është vetëm se këta pacientë kanë një përgjigje imune si autoimune. Është se ato përgjigje imune shoqërohen automatikisht me reaktivitete klinike dhe ky është një tjetër problem i madh,” shpjegon ai.
Burimi: New York Times. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë