Shendet

Sëmundja për të cilën gratë angleze kanë turp të flasin

Në një mëngjes, një prej dhomat e spitalit Westminster në Londër është e zhurmshme. Rreth 20 gra janë ulur duke biseduar me njëra-tjetrën, ato janë të buzëqeshura dhe shumë kurioze për bisedën e radhës me mjekët. Ndërsa mbledhja vazhdon, secila prej tyre tregon historinë e saj. Ky është një takim i veçantë, nga një grup pacientësh të cilat vuajnë një sëmundje të tmerrshme për zonat intime.
Të quajtur si anëtarët e "Chelsea Lady Garden", ato vuajnë nga një sëmundje relativisht e panjohur, e cila quhet “likuid skleros”.
Kjo sëmundje prek më shumë se një milionë gra, vetëm në Britani dhe shkakton inflamacion të rëndë në organet gjenitale. Lëkura përreth zonës gjenitale është e plasaritur, me puçrra të vogëla, ose pika të bardha. Këto janë simptomat e para, më pas ato transformohen në plagë të mëdha duke shkaktuar vështirësi për kryerjen e urinimit dhe marrëdhënieve seksuale. Përgjithësisht të prekurat mendojnë se vuajnë nga kanceri i lëkurës, pasi simptomat janë shumë të ngjashme.
Dermatologia Shirin Lakhani, thotë se gratë janë shumë të kujdesshme dhe shpesh herë kryejnë kontrolle për gjinjtë dhe falë fushatave kombëtare ky fenomen, nuk është më tabu, por tashmë është koha që gratë të kujdesen gjithashtu edhe për organet gjenitale. Sipas mjekes, nëse ato do të kontrollohen vazhdimisht mund të shpëtojnë jetën e tyre.

Doktoresha Clare Fuller shprehet se grupet e diskutimit ishte ideja e pacientëve. Sipas saj kjo sëmundje ndikon në mënyrë të jashtëzakonshme në cilësinë e jetës dhe pacientët duan të flasin me njëri-tjetrin në mënyrë që, të tregojnë përvojat e tyre dhe më pas të japin këshilla edhe për të, pasi askush nuk flet për këtë çështje.
Emma Norman, 36 vjeç, ka vuajtur nga sëmundja që prej fëmijërisë. Ajo shprehet se kujton kohën që kur ishte adoleshente, momenti kur shkonte për të urinuar ishte vërtet i tmerrshëm.
“Kur shkova për të bërë vizitën time të parë, infermieria më pyeti menjëherë nëse dikush kishte abuzuar seksualisht me mua, ndërkohë që unë nuk isha në gjendje të as të kryeja nevojat personale, pasi kisha dhimbje të tmerrshme,” shtoi ajo.
Sëmundja kryesisht mund të trajtohet me një krem steroid, i cili qetëson inflamacionin, por nëse nuk arrihet në kohë gratë duhet t’i nënshtohen kimioterapive të gjata. Specialistët janë shprehur se, e gjitha kjo mund të ndodh për shkak të ndjenjës së turpit, shumica e grave vuajnë në heshtje dhe nuk informohen rreth kësaj sëmundje.

Fuller shpjegon se rreth 95 për qind e grave reagojnë mirë nga ky trajtim. Ajo shpjegon se në 20 vite pune me këto gra, nuk ka pasur ndonjë rast kur ky trajtim nuk ka qenë efektiv. Kryesisht sëmundja zhvillohet mbas menopauzës , për shkak se trupi në këtë periudhë humb nivele të larta të estrogjenit.
Mjekët shprehen se kjo sëmundje, nuk duhet të cilësohet si shenjë e papastërtisë dhe nuk është seksualisht e transmetueshme. Sipas studimeve ajo zhvillohet vetëm nga ndryshimet hormonale.
Sipas Emma Craythorne, dermatologe në Institutin e Dermatologjisë së Shën Gjonit në spitalin e Guy dhe St Thomas, janë pikërisht këto mendime që i ndalojnë mijëra ferma të drejtohen tek mjeku.
Ajo shprehet se vetëm vizitat tek një gjinekolog ose dermatolog, mund të përcaktojnë vërtet sëmundjen dhe asnjë femër nuk duhet të ndjehet e turpëruar për një anomali në trupin e saj. /Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë