Ka ndodhur

Sekuestrohet arsenal armësh në kufirin e gjelbër me Greqinë

Një arsenal armësh në kufirin e gjelbër me Greqinë është sekuestruar këtë të hënë nga Policia Kufitare e Sarandës, ku janë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 granata dhe 120 fishekë luftarak.

Policia bën me dije për këtë arsenal armësh kishte marrë informacione në rrugë operative dhe pas kontrolleve në vendin e “Mesogun i Vogël” gjetën dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë