Ka ndodhur

Sekuestrohen rreth 40 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 47-vjeçari

Gazeta Si - Në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, në zonën e Kozanit në kufirin greko-shqiptar, është ndaluar një automjet tip “Mercedes-Benz” brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 39 pako me 39 kg 560 gram marijuanë.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas grek 47 vjeç. Atij i janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro. Hetimi po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit dhe nga prokuroria e këtij qyteti.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 440 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë