Drejtësia

Sekuestrohen pasuri 3 mln euro të biznesmenit Gëzim Sallaku, vëllait dhe një mikut të tyre

Policia e Shtetit ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, në pronësi të biznesmenit shqiptar në Itali, Gëzim Sallaku, vëllait të tij, Saimir Sallakut dhe një personi tjetër, R.K., me të cilin dy vëllezërit kanë lidhje shoqërore.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një hetim të nisur që para tre vjetësh dhe pronat e sekuestruara, dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Ai është dënuar në Itali nga viti 1999-2008. Akuzohet për pastrim parash, ndërsa kishte krijuar perandorinë e tij në Itali. duke blerë shumë restorante e madje edhe një klub futbolli. 49-vjeçari cilësohet si trafikant i makinave luksoze nga Italia në Europën Lindore.

Nga hetimet e nisura në vitin 2018, nisur nga disa transferta të dyshimta bankare të shtetasve të lartpërmendur, prokuroria filloi hetimin për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Më konkretisht u sekuestruan:

- 100% të aksioneve të shoqërisë “GSA Sallaku” sh.p.k, me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku;

- 2 apartamente, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

- 20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

- 1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

- Një godinë banimi dykatëshe dhe 2 apartamente banimi, në Durrës, në pronësi të shtetasit R.K.;

13 automjete të markave të ndryshme në pronësi të shoqërisë tregtare “GSA Sallaku”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë