Ka ndodhur

Sekuestrohen mbi 4.200 kg kanabis në Kurbin

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit me akuzën e prodhimit she shitjes së lëndëve narkotike. Në pranga ra shtetasi E. C, 34-vjeç banues në Mamurras, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia ka gjetur dhe sekuestruar 4.255 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.  

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë