Ka ndodhur

Sekuestrohen mbi 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabisi në Shkodër, pranga 38-vjeçarit

Gazeta Si - Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Velipojë të Shkodrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Luarza 1”.

Policia tha se u prangos shtetasi N.L., 38 vjeç ndërsa u shpall në kërkim P.H., 48 vjeç, pasi dyshohet se në fshatin Liarzë, kishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë narkotikë kanabis sativa me qëllim kultivimin në tokë.

Si rezultat i operacionit, në këtë territor u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë kanaabisi, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë