Drejtësia

Sekuestrohen mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarëve të tij

Gazeta Si- Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka sekuestruar pasuritë prej rreth 3 milionë euro të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri.

SPAK njoftoi këtë të martë se ish-drejtorit të Operacionales në Policinë e Shtetit dhe të afërmve të tij iu sekustruan 22 njësi dyqane ose ambiente biznesi, 10 apartamente, 1 vilë, 1 truall, 1 garazh dhe 1 automjet.

“Në total janë sekuestruar: 22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi); 10 apartamente; 1 vilë; 1 truall; 1 garazh; 1 automjet. Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro”, njoftoi SPAK.

Prokuroria e Posaçme thotë se ndaj Bistrit dhe familjarëve të tij janë kryer të gjitha verifikimet pasurore të mundshme dhe ka rezultuar se ata zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej tij dhe familjarëve të tij.

Si pasojë e hetimit pasuror, ndaj Bistrit më herët ndaj tij dhe të afërmve të tij janë sekuestruar pasuri në Tiranë në vlerën e 1 milion eurove.

Oltion Bistri u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme në verën e vitit 2023 në kuadër të operacionit të njohur si “Metamorfoza”, ku baza e grupit kriminal vepronte në Shkodër.

SPAK po e heton Bistrin me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën kur drejtonte komisariatin nr.2 në Tiranë, duke favorizuar biznesmenin Pëllumb Gjoka në aktivitetin e paligjshëm lojërave të fatit në kryeqytet.

Ai u vu nën hetim pas zbardhjes së komunikimeve në rrjetin “Sky”, ku referuar vendimit për caktim të masës së sigurisë, ka disa mesazhe me biznesmenin që tregojnë se si i jepte informacione atij për operacione të policisë kundër lojërave të fatit, apo edhe për persona që shpalleshin nën kërkim. Vetë Bistri i ka mohuar akuzat përballë gjykatës.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit. Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.

Pasuritë e sekuestruara

18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 66.5 m2,  ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;

Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë,  ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012;

Në total janë sekuestruar :

22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);

10 – Apartamente;

1 – Vilë;

1 – Truall;

1 – Garazh;

1 – Automjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë