Ka ndodhur

Sekuestrohen mbi 17 mijë euro në Rinas, procedohet 31-vjeçari

Në pikën kufitare të Rinasit u bllokuan ditën e sotme mbi 17 mijë euro.

Policia thotë se është proceduar poseduesi i tyre, një 31-vjeçar, i cili tentoi t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar sipas rregullave.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shtetasit E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë’", thuhet në njoftimin e policisë.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë