Gazeta Si- Policia e Durrësit, ka sekuestruar materiale, implante dhe pajisje dentare, të cilat dyshohet se ishin të kontrabanduara.
Implantet dentare me vlerë 50 mijë euro u gjetën në makinën e B.Xh., 47 vjeç nga Vlora, të cilat u sekuestruan së bashku me një shumë parash dhe automjetin.
Sipas policisë, 47-vjeçari dyshohet se magazinonte dhe shiste në kundërshtim me ligjin implantet dentare.
Materialet procdurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




