Ka ndodhur

Sekuestrohen 80 kg kanabis në Qafë Botë

Gazeta Si - Policia Kufitare ka sekuestruar 80 kilogramë kanabis në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë këtë të enjte, ku lënda narkotike u gjet në një kamionçinë. Në pranga ka rënë A.A., 45 vjeç, banues në Fier, i cili po tentonte ta trafikonte drogën në Greqi.

Sipas policisë, u bë e mundur që në brendësi të kamionçinës të gjendeshin të fshehura 74 pako me lëndë narkotike kanabis (me peshë 80 kilogramë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip kamionçinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë