Ka ndodhur

Sekuestrohen 5 armë zjarri, 3 mina dhe municion luftarak në Tiranë, dy të arrestuar

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas zbulimit të armëve, minave me telekomandë dhe pakove me dinamit brenda një garazhi në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet.

Gjatë aksionit policor u sekuestruan 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndën të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura mr mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

Si rezultat i operacionit u ndalua 44-vjeçari me iniciale E. T., , i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, dhe u arrestua në flagrancë 45 vjeçari me iniciale E. T., të dy banues në Tiranë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. M., pasi nga verifikimet e kryera dyshohet se do ti shiste minat te grupe kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë