Ka ndodhur

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë

Tre mina me telekomandë janë sekuestruar në Korçë, ndërsa është vënë në pranga poseduesi i tyre 64-vjeçar.

Policia thotë e pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas do të tentonte të shiste mina me telekomandë, ndaloi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë-Plloçë, shtetasin I.B. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mina me telekomandë.

Burbuqi është i njohur për policinë, pasi në vitin 2003 u përfshi në skandalin e repartit të marinës në Bisht-Pallë të Durrësit.

Në atë kohë, një grup ushtarësh u akuzuan se mbajtën për një muaj në mjediset e këtij reparti një 16-vjeçare, të cilën e kanë përdhunuar sistematikisht dhe më pas në bashkëpunim me persona të tjerë, pronarë lokalesh e kanë shfrytëzuar atë si prostitutë në Shqipëri dhe në Kosovë. Burbuqi ishte personi që çonte 16-vjeçaren tek ushtarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë