Ka ndodhur

Sekuestrohen 125 kg kanabis në Fier, dy persona në pranga

Një sasi prej 125 kg kanabis është sekuestruar parditën e të enjtes në Fierit, ndërsa policia ka vënë në pranga dy persona.

Kelmend Ferko 48 vjeç  dhe Tomorr Qallia 45 vjeç janë arrestuar, pasi në lokalin e 48-vjeçarit, janë gjetur 44 doza kokainë dhe 21 doza kanabis gati për shitje. Ndërsa në banesën e Qalliajt, u gjetën 125 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë