Ka ndodhur

Sekuestrohen 100 kg kanabis në Bardhaj të Shkodrës

Gazeta Si - Rreth 100 kg kanabis janë sekuestruar nga Policia e Shkodrës në fshatin Bardhaj.

Sipas burimeve paraprake, bima narkotike është sekuestruar në një ambient në proces tharje.

Raportohet se në ndërtesë ishin instaluar llambat elektrike dhe ishin vendosur mjetet e nevojshme për rritjen e drogës.

Për këtë operacion, janë shoqëruar 15 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me drogën.

E gjithë lëndë narkotike ishte në procesin e mbledhjes dhe disa prej tyre ishin në tharje, banesa ku kultivohej lënda narkotike u zbulua nga shpenzimi i energjisë elektrike të cilët trafikantet e vidhnin.

Banesa ishte përshtatur me të gjithë kushtet dhe mjetet e duhura për kultivimin e kanabisit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë